Kategoria Superiore

Viti i 100-vjetorit, Tirana nuk do vetëm titullin por edhe derbin!

Në fillim të verës Ardian Mema pas një sezoni të vështirë me Tiranën e pranonte se një ndër pengjet e mëdha mbetej derbi, pa ngurruar të paralajmëronte se ky edhe në këtë aspekt mund të jetë viti i Tiranës. Derbi mbetet derbi, ndeshja e pamundur për t’u parashikuar, sfida që nuk njeh klasifikim dhe mund të vendoset edhe nga rezervat siç demonstroi sezoni që shkoi, por të paktën merkato e këtyre muajve në kampin bardheblu i ka dhënë trajnerit dhe tifozerisë bardheblu të drejtën për të shpresuar se këtë vit më në fund mund të shijojnë një fitore që ju mungon prej 5 vitesh, dhe arsyet mund të kenë qenë nga më të shumtat, mungesë fati thuhet rëndom, por shpesh edhe mungesë eksperience, nervash të forta e mentaliteti.

Nëse sezonin e kaluar gishti i akuzës kalohej te kolonia e të huajve që nuk e kuptonin se çfarë ishte derbi, këtë sezon si mungesa e eksperiencës, ajo e mentalitetit apo dhe niveli teknik i skuadrës nuk vlejnë për justifikime. Tirana është përforcuar mbi të gjitha me shumë ekspereincë e liderë në mentalitet, Kristi Vangjeli apo Tefik Osmani kanë fituar tituj me Skënderbeun dhe padyshim e dinë se si mundet Partizani, e kanë provuar vite me radhë me Skënderbeun, Batha, ish kapiteni i kuq këtë herë do ta provojë ta fitojë derbin nga krahu tjetër duke ofruar grintën apo shpirtin e duhur për një sfidë si ajo, e po ashtu edhe Agustin Torrasa, ndërsa Cale e Ismail Dunga janë dy lojtarë të tjerë që pasurojnë ndjeshëm arsenalin sulmues të bardhebluve. Ky është viti i 100 vjetorit dhe te Tirana synojnë të bëjnë gjëra të mëdha, padyshim një prej tyre është edhe ajo për të fituar më në fund derbin.

 

 

 

 

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency