Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Viti i parë dhe i fundit, PSG “përzë” nga skuadra spanjollin

Në shtatorin e vitit të kaluar, Paris Saint-Germain transferoi nga Valencia për shifrën e 18 milionë eurove Carlos Soler. 26-vjeçari shihej si një opsion me shumë vlera për kreativitetin në mesfushë pasi në LaLiga ia kishte dalë të shndërrohej në një prej më të mirëve në rolin e tij.

Por, trajneri Christophe Galtier nuk e ka konsideruar në asnjë moment si një titullar duke e përfshirë më shumë nga stoli me Soler që ia ka dalë të shënojë vetëm tre gola si dhe të asistojë në po tre raste. Në këtë formë, spanjolli nuk është i lumtur në kryeqytetin francez dhe në merkaton verore pritet të lëvizë për të gjetur një tjetër destinacion me dëshirën për t’u ndjerë sërish i rëndësishëm ashtu si në periudhën kur aktivizohej me Valencian.

Lexo edhe: 

Edhe drejtuesit e PSG nuk do të bëhen pengesë për Soler dhe sapo një ofertë e konsiderueshme të mbërrijë, do ta lejojnë të largohet pavarësisht kontratës që është e vlefshme deri në vitin 2027. Kujtojmë se Soler është pjesë e kombëtares së Spanjës dhe ishte i grumbulluar në Botërorin e zhvilluar në Katar. Me fanellën e “La Furia Roya”, Soler ka regjistruar 14 paraqitje duke shënuar edhe katër gola.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...