Ligue 1

“Viti më i keq i karrierës sime”, ish-i Barçës: S’mund ta mbyll kështu me futbollin

Cesc Fàbregas nuk do të luajë për Monacon sezonin e ardhshëm. Kampioni i botës në vitit 2010 me Spanjën ka kaluar një kalvar këtë sezon për shkak të lëndimeve dhe ka vendosur ta mbyllë në qershor përvojën me ekipin nga Principata. Këtë e ka konfirmuar në një intervistë në “So Foot”, në të cilën ai ka pranuar se ky vit ka qenë më i keqi i jetës së tij për shkak të problemeve fizike që e kanë penguar të tregojë nivelin më të lartë.

“Është e sigurt që mes meje dhe Monacos gjithçka ka përfunduar. Kontrata ime skadon qershorin e ardhshëm dhe jam duke kërkuar një fillim të ri. Mendja ime ka nevojë për një fillim të ri, diku tjetër. Është viti më i keq jo vetëm i karrierës sime, por edhe i jetës sime, sepse kur nuk jam i lumtur në futboll, nuk jam i lumtur në jetën time. Këtë vit kam vuajtur shumë edhe mendërisht. Ky vit ka qenë aq i keq sa nuk mund ta përfundoj kështu. Dua të vazhdoj të luaj,” – shpjegoi Fabregas.

Këtë sezon, ish-lojtari i Barcelonës mezi ka mundur të luajë pesë ndeshje, dy prej tyre vetëm në Ligue 1. Që nga shtatori, Cesc nuk ka mundur të ketë vazhdimësi për shkak të lëndimeve. Në moshën 35-vjeçare, ai do të kërkojë një sfidë të re përpara se të shpallë tërheqjen nga futbolli i luajtur.”

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency