Featured

Vizita e Infantinos nesër në Tiranë, “Supersport” zbardh axhendën e plotë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të vizitojë këtë të enjte (nesër) Shqipërinë. Kreu i qeverisë botërore të futbollit do të zhvillojë takime me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, por jo vetëm.

Supersport.al ka mësuar edhe axhendën Infantinos nga momenti kur do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe të gjitha vizitat.

Axhenda e vizitës së Gianni Infantinos në Tiranë:

12:55 Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”.

13:15-13:45 Do të udhëtojë nga aeroporti në drejtim të Hotelit ku do të qëndrojë (Xheko Imperial).

13:55-14:00 Infantino do shkojë nga hoteli te Kryeministra.

14:00-15:00 Kreu i FIFA-s i shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të zhvillojnë takim me kryeministrin Edi Rama.

15:00-15:05 Do shkojë nga Kryeministria te stadium “Air Albania”.

15:00-16:00 Infantino i shoqëruar nga Duka do të vizitojë dhe inspektojë nga afër stadiumin “Air Albania”.

16:00-16:05 Do të kthehet te hoteli.

18:00-19:30 Do të vizitojë “shtëpinë e futbollit”, Federatën Shqiptare të Futbollit dhe do të zhvillojë takim me Presidentin Duka, present do të jetë edhe Kryeministri Rama. Ku në orën 19:00 Infantino, Rama dhe Duka do mbajnë një komunikim për mediet.

19:30-23:00 Infantino, Duka, Rama dhe disa ministra do të darkojnë te Pallati i Brigadave.

30.09.2022, në orën 07:15 do të niset për në Rinas, ndërsa në orën 08:00 largohet nga Shqipëria.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency