Formula 1

Vjehrri i Verstappen komente raciste për Hamilton, britaniku: Ka ardhur koha të kundërpërgjigjemi!

Dueli i sezonit të kaluar në Formula 1 mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen ka qenë nga më të luftuarit në vitet e fundit teksa në disa gara dy pilotët kanë shkuar përtej limiteve dhe kanë pasur kontakt me makinat e njëri-tjetrit.

Duke qenë se këtë fundjavë Formula 1 rikthehet në Britaninë e Madhe pikërisht në pistën e Silverstone ku vjet u shënua një aksident mes Hamilton dhe Verstappen, në temë diskutimi është rikthyer sërish kontakti i sezonit të kaluar ku në fundin e xhiros së parë holandezi u përplas dhunshëm pas barrierave të pistës dhe u dërgua në spital.

Rreth atij episodi foli ish-piloti i Formula 1 Nelson Piquet që ka bërë me faj britanikun ndërsa në një moment të caktuar ka përdorur edhe fjalën “negro”, e cila konsiderohet një gjuhë raciste. I menjëhershëm ishte reagimi i Hamilton i cili gjithnjë ka ngritur çështjet e racizimit ndërsa është shprehur se tashmë ka ardhur koha që të kundërpërgjigjen ndaj të tilla komenteve.

“Kjo çështja e racizimit shkon përtej fjalëve dhe gjuhës së përdorur, ka të bëjë me mentalitetin e vjetruar. Nuk ka lidhje me sportin, kam qenë i rrethuar dhe i shënjestruar nga njerëz të tillë përgjatë gjithë jetës sime. Këta njerëz kanë pasur shumë kohë për të mësuar, mendoj se tani është koha t’iu kundërpërgjigjemi”, u shpreh Hamilton mbi komentin e Piquet, me këtë të fundit që ka një lidhje të afërt me Verstappen, pasi 24-vjeçari është i lidhur prej kohësh me vajzën e ish-pilotit të Formula 1.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency