Premier League

Vjen deklarata zyrtare, Erling Haaland transferohet në kampionatin anglez

Erling Haaland është futbollist i Manchster City-t. Klubi anglez ka publikuar një deklaratë zyrtare para pak minutash, ku njofton e ka arritur marrëveshjen me Borussian e Dortmundit për transferimin e sulmuesit norvegjez në “Etihad Stadium”, duke nisur nga 1 korriku i vitit 2022.

Zërat për arritjen e marrëveshjes mes palëve qarkullonin prej ditësh, ndërsa pasditen e sotme erdhi edhe konfirmimi zyrtar, që i jep fund telenovelës haaland, ende pa u hapur sezoni i merkatos.

Për kartonin e Haaland, Manchester City do të paguajë 75 milionë euro në arkat e Dortmundit, aq sa ishte parashikuar edhe në klauzolën për prishjen e parakohshme të kontratës mes palëve.

Nga ana tjetër, vetë sulmuesi i talentuar norvegjez do të përfitojë një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon, si dhe një bonus firme, që nuk bëhet ende i ditur nga asnjë prej palëve të përfshira në negociata.

Tani Pep Guardiola do të ketë në ekip sulmuesin aq shumë të dëshiruar prej tij, teksa klubi ka fituar garën me ekipe si Real Madrid, Barcelona, PSG, Bayern Munich, Manchester United e Chelsea.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency