Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vjen dhe zyrtarizimi, me kontratën e re kroati do të bëjë 12 sezone me Realin

Luka Modric do të jetë lojtar i Reali të Madridit edhe gjatë sezonit të ardhshëm. Rinovimi i kontratës së tij është zyrtarizuar paraditen e kësaj të mërkure. Kroati, i cili do të mbushë 37 vjeç në shtator, ka firmosur marrëveshjen e re me klubin mëngjesin e sotëm, pasi ka marrë lejen nga federata e vendit të tij (Kroacia) për të lënë kampin stërvitor dhe për të bërë një udhëtim të shpejtë drejt Madridit për të vënë firmën në kontratë.

Ngjarja u zhvillua në Real Madrid City, në prani të presidentit Florentino Pérez. Numri 1 i klubit “merengues” i dhuroi Modricit fanellën tradicionale me emri i tij ku ishte fiksuar viti 2023.

Me kontratën e re Modric do të bëjë 12 sezone me klubin mbretëror, çka do t’i japë mundësinë të arrijë 500 ndeshje si madridist (ai ka luajtur 436 ndeshje, lojtari i 20-të me më shumë ndeshje në historinë e klubit).

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...