Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vjen fitorja e 8-të rresht, Atletico Madrid më pranë titullit!

Atletico Madrid vendos njërën dorë tek titulli kampion në La Liga. Skuadra e Diego Simeones nuk di më të ndalet në kampionat teksa regjistroi fitoren e 8-të radhazi duke u shkëputur në +10 nga Reali i vendit të dytë, për më tepër që Los Colchoneros kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Atletico triumfoi 2-4 në transfertën ndaj Cadiz një sfidë të cilën e zgjidhi falë të përhershmit Luis Suarez që realizoi dy herë dhe dy mesfushorëve të dalë nga kantera dhe që prej një “jete” luajnë te Atletico Saul Niguez dhe Koke.  Në minutën e 28-të Suarez hapi serinë e golave duke kaluar në epërsi skuadrën e El Cholos, por avantazhi i Atleticos zgjati fare pak pasi në të 35-ën veterani Alvaro Negredo shënoi golin e barazimit për Cadiz. Në fundin e pjesës së parë Saul i dha sërish avantazhin ekipit mik, ndërsa në fillimin e së dytës, Luis Suarez me një 11-metërsh gjeti edhe golin e 3-të dhe të 14-in personal në këtë sezon të La Ligas. Cadiz u përpoq të rihapte sfidën me një tjetër finalizim të Negredos në minutën e 71-të, por në të 88-ën Koke riktheu sërish qetësinë me golin e 2-4. 50 pikë për Los Colchoneros pas 19 ndeshjes me titullin kampion që është gjithnjë e më afër.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...