Featured

Vjen edhe konfirmimi i BBC: Armando Broja drejt Serie A

Napoli vazhdon të insistojë për Armando Brojën. Klubi italian ka piketuar sulmuesin e talentuar shqiptar si pasardhësin e Victor Osimhen, për të cilin interesoht Manchester United.

BBC shkruan se drejtuesit e Napolit po ndjekin me interes 20-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili është huazuar te Southampton këtë sezon, duke realizuar 9 gola dhe 1 asist në 36 ndeshje.

Transfermarket e vlerëson Brojën 18 milionë euro, por sigurisht që Chelsea do kërkojë më shumë për ta lënë të lirë, edhe pse duhen konfirmuar ndryshimet në pronësi për të nisur zyrtarisht bisedimet e shitjes.

Thomas Tuchel e vlerëson shumë yllin shqiptar dhe dëshiron ta ketë pjesë të ekipit në fazën përgatitore, me Brojën që do të provojë shanset e tij te “Blutë e Londrës”, me të cilët ka kontratë deri në 2026.

Sulmuesi debutoi me kombëtaren shqiptare në shtatorin e vitit 2020, dhe deri tani ka realizuar tre gola në nëntë takime me kuqezinjtë e Edi Rejës.

Te Napoli e cilësojnë si zëvendësuesin perfekt të sulmuesit nigerian. Chelsea mund të pranojë huazimin ose shitjen e Brojës, por kërkon të përfshijë një klauzolë riblerje në të ardhmen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency