Kategoria Superiore

Vjen edhe zyrtarizimi, fantazisti brazilian vesh fanellën e Partizanit

Mungonte vetëm zyrtarizimi, i cili ka ardhur pasditen e sotme. Victor da Silva, ish-futbollisti i Vllaznisë, do të jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm. Braziliani ishte vënë nën urdhrat e trajnerit italian Colella pasditen e së mërkurës, por mungonte vetëm zyrtarizimi, i cili erdhi tashmë dhe futbollisti do të jetë gati të japë kontributin e tij që në ndeshjen e parë.

Victor Da Silva është një fantazist që bën shumë mirë edhe në të dy krahët e sulmit, teksa dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e rëndësishme e Vllaznisë së Shkodrës, prej ku u largua pasi i përfundoi kontrata.

SuperSport pati paralajmëruar që në muajin qershor se Da Silva ka një marrëveshje me Partizanin për të veshur fanellën e kuqe sezonin e ri, por një dëmtim i fantazistit në finalen e Kupës së Shqipërisë, bëri që bashkimi i tij me “demat e kuq” të ndodhte vetëm këtë javë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency