Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Vjen konfirmimi, Roland Garros do të zhvillohet nga 23 maji deri më 6 qershor

Tennis - Roland Garros 2020 - Victoire de Mladenovic Babos dans le double dames - Vue du central en automne-11/10/2020

Nga Parisi vjen konfirmimi mbi organizimin e Roland Garros 2021. Grand Slami parizien do të zhvillohet nga 23 maji deri më 6 qershor, duke iu kthyer normalitetit pas asaj që ndodhi vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Turneu e vitit të kaluar, në tapetin e kuq francez, u mbajt nga 27 shtatori deri më 11 tetor, me lojtarët që ishin të detyruar të përballeshin me temperatura veçanërisht të ftohta.

Kryeqyteti i Francës do të jetë “Ylli i Polar” i tenisit, në periudhë kohore më të zakonshme, ndërsa sa i përket pranisë së tifozëve, shumë do të varet nga evolucioni i pandemisë dhe procesi i vaksinimit. Oudéa-Castéra, drejtoresha e përgjithshme e Federatës Franceze të Tenisit, sqaroi se do të përgatitet një protokoll rigoroz shëndetësor për të siguruar që, pavarësisht nga kushtet, turneu të zhvillohet normalisht. Qëllimi është të ketë një prani sa më të madhe të fansave.

Lajme që sigurisht kënaqin të pasionuarit e tenisit, të cilët nuk e kishin mirëpritur një “Roland Garros” në vjeshtë. Në të njëjtën kohë, tenistët do të jenë gjithashtu në gjendje ta përballojnë Grand Slamit më mirë fizikisht.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...