Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vjen lajmi i madh nga UEFA, Kosova me 3 skuadra në Europë!

????????????????????????????????????

Duke nisur nga sezoni i ardhshem, tri klube nga Kosova do te marrin pjese ne garat e UEFA-se.Kampioni, nënkampioni si dhe fituesi i Digitalb Kupës do ta përfaqësojnë Kosovën në kualifikimet për Champions League dhe Europa League. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Sekretari Përgjithshëm, Eroll Salihu, të cilët po marrin pjesë në takimin dyditor të presidentëve dhe sekretarëve të federatave kombëtare anëtare të UEFA-s e qe po mbahet në Budapest, kanë dhënë lajmin pozitiv për klubet tona.

Deri tani,duke përfshirë edhe sezonin aktual Kosova është perfaqësuar me vetëm dy klube në këto gara, marrë parasysh koeficientin e ulët në renditjen e UEFA-së per ligat nacionale.Në njoftimin e FFK-së thuhet që vendimi për ti dhënë këtë mundësi një tjetër klubi nga Kosova, është një tjetër shpërblim nga UEFA për futbollin tonë. Kujtojmë që shtépia e futbollit Evropian më herët gjatë këtij viti kishte vendosur që organizimin e fazës para-eliminatore për Champions League, t’ia besoje kampionit të këtij sezoni në Superligë dhe Federatës sonë.

Gazetar: Leart Sveçla

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...