Kupa e Italise

Vjen momenti i Dybalës, Allegri: Pres të shënojë

Juventusi do të zbresë në fushë nesër në mbrëmje, ku do të përballet me Genoan, për një vend në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Paulo Dybala do të luajë titullar, ndërsa I ka bërë thirrje argjentinasit, që të shfrytëzojë rastin dhe të tregojë veten.

“Mund të konfirmoj se nga minuta e parë do të luajnë Dybala, Bernardeschi dhe Rugani. Kjo është një mundësi e mirë për Paulon që të zhbllokohet dhe të tregojë vlerat e tij. Mund të luajë në sulm me Higuainin, ose vetëm, por kjo nuk ka rëndësi”, u shpreh Allegri.

Genoa ka ndryshuar shumë me ardhjen e Ballardinit në stol, duke u bërë një ekip mjaft solid dhe mund t’i hapë punë edhe bardhezinjve nesër. Gjithsesi, Allegri i ka idetë e qarta dhe kërkon kualifikimin me çod kusht.

“Genoa është nëj ekip mjaft i mirë, që me Ballardinin vendoset mirë dhe jam i sigurt që nuk do të jetë aspak e lehtë. Gjithsesi, dua kualifikimin dhe nuk pranoj asnjë justifikim nga lojtarët që do të zbresin në fushë”, u shpreh trajneri i Juventusit.

Nëse kalon në çerekfinale, Juventusi do të përballet me të kualifikuarën e çiftit Roma-Torino, me kryeqytetasit që do të zbresin në ‘Allianz Stadium’ edhe këtë fundjavë.

“Roma është një skuadër mjaft e mirë. Edhe Di Francesco ka bërë mjaft mirë te Sassuolo dhe po vijon edhe në kryeqytet. Edhe ata kanë shanset e tyre për të fituar titullin këtë sezon, ashtu si 5 skuadrat që janë në krye”, deklaroi Allegri.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency