Kukësi përmbys Erzenin dhe siguron tri pikë tepër të rëndësishme për objektivin mbijetesë. Skuadra e Stavri Nicës fitoi 2-1 në “Kukës Arena” kundër shijakasve. Duke u larguar përkohësisht nga vendi i fundit.
Bekim Maliqi përfitoi nga gabimet në prapavijën e vendasve dhe kaloi Erzenin në avantazh pas gjysmë ore lojë. Kukësi nuk u dorëzua dhe shënoi dy golat e fitores në fraksionin e dytë të sfidës.
Me anë të peruanit Sebastian La Torre, i cili u fut në fushë në fillimin e pjesës së dytë. 25-vjeçari mposhti dy herë portierin Hasanbelli. Duke shënuar dy gola me peshë dhe duke i dhuruar Kukësit një fitore jetike.
Lexoni edhe:
- Nga golat e Uzunit dhe Laçit te asisti i Roshit, forma e kuqezinjve gëzon Sylvinhon para Çekisë
- “Kam pirë ujë të bekuar”, Mourinho: Me Romën kam fituar një trofe e gjysmë
- Legjenda e Realit refuzon Schalken, ëndërron të zëvendësojë Ancelottin
- Sulmuesi anglez flet për ndikimin e Messit: Surreale të luaja kundër tij në finale, ishte çmenduri!
Pavarësisht se miqtë nga Shijaku tentuan barazimin, verilindorët menaxhuan avantazhin dhe në fund festuan fitoren e parë në shtëpi. Dhe të dytën sezonale në Superiore.
Skuadra e Nicës po kalon një moment të mirë, pasi regjistroi duelin e tretë radhazi pa humbje. Kukësi tashmë numëron 7 pikë, duke parakaluar Dinamon dhe barazuar Laçin. Ndërkohë që Erzeni mbetet në kuotën e 8 pikëve.
