Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Vjen njoftimi i “Seleccion”, parada e kampionëve të botës, në sheshin Obelisk

Kombëtarja e futbollit të Argjentinës do të zbarkojë këtë të martë në sheshin ikonik të Obeliskut, në qendër të kryeqytetit Buenos Aires, ku një milion njerëz u derdhën dje për të festuar fitoren epike kundër Francës në finalen e Kupës së Botës.

“Skuadra kampione e botës do të niset të martën në mesditë drejt Obeliskut për të festuar së bashku me tifozët titullin e botëror”, thuhet në një postim të shkurtër të publikuar në profilin zyrtar të “Selección”.

Ky informacion u jep fund spekulimeve për një paradë të mundshme të skuadrës së drejtuar nga Lionel Messi nga ballkoni i pallatit presidencial (Casa Rosada) përballë Plaza de Mayo apo për një festë të mundshme në stadiumin “Monumental” të River Plate.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...