Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Vjen zyrtarizimi, Barella firmos kontratën e re me Interin

Vjen zyrtarizimi, Barella firmos kontratën e re me Interin

Nicolo Barella zgjat zyrtarisht bashkëpunimin me Interin deri në verën e 2029-ës. Mesfushori që njëkohësisht është edhe zëvendës-kapiteni i zikaltërve, kishte firmosur prej ditësh kontratën e re, por komunikata zyrtare e klubit milanez erdhi vetëm pasditen e të martës.

“Interi njofton se ka arritur marrëveshjen me Nicolo Barellën për të vijuar bashkëpunimin deri në verën e 2029-ës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e klubit zikaltër, që blindon kështu një titullar mjaft të rëndësishëm të formacionit të Inzaghit.

Mesfushori 27-vjeçar iu bashkua Interit në verën e 2020-ës dhe që atëherë ka fituar trofe të shumtë me fanellën zikaltër, përfshi edhe dy tituj kampionë. Me kontratën e re, italiani do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon, që bashkë me bonuset mund të arrijë deri në 8 milionë euro në sezon. Krahas Barellës, zikaltrit kanë arritur marrëveshjen për të zgjatur bashkëpunimin deri në 2029-ën edhe me kapitenin Lautaro Martinez.

Ky i fundit pritet të kthehet në Milano pas përfundimit të angazhimit me Argjentinën në Copa America dhe vetëm atëherë do të vijë firma mbi kontratën e re dhe zyrtarizimi i marrëveshjes.

Lexo edhe:

Ndërkohë e marta ka qenë e rëndësishme edhe për trajnerin Simone Inzaghi, agjenti i të cilit është takuar me Marottën dhe Ausilion për të hedhur bazat mbi zgjatjen e kontratës së teknikut zikaltër.

Kontrata aktuale e tij përfundon në verën e 2025-ës, teksa gjasat janë që Inzaghi të firmosë deri në verën e 2027-ës, me një pagë ndjeshëm më të lartë se ajo aktualja, si shpërblim për punën e mirë të bërë gjatë këtyre tre sezoneve në stolin e Interit.

Rinovimi me trajnerin, kapitenin dhe zëvendës-kapitenin, konfirmon synimin e fondit amerikan Oaktree për të çuar përpara projektin zikaltër, të nisur nga grupi kinez Suning.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...