Partizani zyrtarizon afrimin e radhës për sezonin e ri futbollistik. Klubi i kuq ka njoftuar afrimin e mbrojtësit të majtë, David Atanaskoski. 25-vjeçari maqedonas ka firmosur për një vit më opsionin e rinovimit edhe një sezon tjetër.
Njoftimi i Partizanit:
“Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin David Atanaskoski. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave të fundit te Shakter Karagandy në Kazakistan dhe Makedonija Gjorce Petrov. 25-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me Partizanin një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në Slloveni.
Mirë se vjen në familjen e Kuqe …”