Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Vjet e largoi me parametra zero, Ajax paguan rreth 20 milionë € për ta rikthyer

Pendimi është pjesë e futbollit dhe merkatos, si në rastin Romelu Lukaku me Interin apo Brian Brobbey me Ajax. 20-vjeçari u largua nga “Harkëtarët” si lojtar i lirë verën e kaluar.

Brobbey firmosi me Leipzigun, por shpërthimi i Andre Silva ndikoi që të luante pak, madje duke ardhur nga stoli. Në merkaton e janarit u rikthye në Holandë, duke u huazuar tek Ajax.

Sulmuesi krijoi një dyshe të fortë me Haller dhe shënoi 8 gola, ndërkohë që drejtuesit e kampionëve të Holandës kanë shpenzuar 19.3 milionë euro + bonuse për ta rikthyer përfundimisht në Amsterdam.

Një vit më parë tek Ajax e larguan me kosto zero lojtarin e Holandës U21 si të “panevojshëm”, ndërsa sot e kanë prezantuar si blerjen më të re të klubit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...