Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Vlahovic në qendër të merkatos, tani e kërkojnë edhe në Londër

Të gjithë të çmendur për Dusan Vlahovic. Sulmuesi i Fiorentinës, që në këtë fillim sezoni ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje, i pëlqen Juventusit dhe Tottenham, por sipas tabloidit anglez The Sun, një tjetër klub është futur në garën për qendëruslmuesin serb, dhe madje është në pole position. Bëhet fjalë për Arsenalin e Arteta-s, që i duhet të bëjë llogaritë me problemet në fazën finalizuese. Topçinjtë në fakt gjejnë me vështirësi rrugën e rrjetës dhe në 15 javët e para të Premier League kanë shënuar vetëm 18 herë.

Skuadra, aktualisht në vendin e 7-të të klasifikimit, ka një ndër sulmet më të dobët të kampionatit, edhe për shkak të vështirësive që kanë hasur deri më tani Aubameyeang, Lacazzette dhe Pepe. Vlahovic përfaqëson në këtë mënyrë një zgjidhje shumë të mirë për merkaton e dimrit, edhe pse Fiorentina “qëllon” lart, pasi e ka fiksuar vlerën e kartonit të lojtarit në shifrën e 80 milionë eurove. Trajneri i Arsenalit, Arteta e komentoi në këtë mënyrë situatën për sa i përket merkatos.

“Po diskutojmë. Flasim cdo javë, se si mund ta përmirësojmë skuadrën dhe se cfarë mund të ndodhë në merkaton e janarit për sa i përket lojtarëve që mund të na interesojnë. Kemi disa lojtarë që mbeten pezull në verë, ndaj duhet të planifikojmë se cfarë do të ndodhë tani dhe cfarë do të ndodhë në verë. ka shumë për të bërë, e dimë, dhe nuk presim të ndodhin gjëra të mëdha, por duhet të jemi shumë të vëmendshëm në merkato për të parë se si të përmirësojmë skuadrën.

Duhet të jemi të përgatitur, pasi në këtë periudhë të sezonit mund të ndodhin shumë gjëra, mund të dalin dëmtime, ndaj duhet të jemi të përgatitur dhe të programojmë si duhet”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...