Dusan Vlahovic ka përfunduar në stol në Kupën e Botës, pavarësisht se është në formë të mirë, teksa një media lokale në Serbi është munduar të hedhë dritë mbi arsyet, duke aluduar për situata tronditëse.
Sipas saj, sulmuesi serb është kapur në shtrat me bashkëshorten e portierit të dytë, Rajkovic, gjatë grumbullimit të skuadrës në Katar dhe pikërisht për këtë arsye është ndëshkuar duke u ulur në stol.
E njëjta media lokale raportoi edhe për një lidhje intime mes serbit Gudelj, me të fejuarën e Luka Jovic, e cila më herët ka qenë e lidhur edhe me sulmuesin tjetër serb, Adem Ljajic.
Ndonëse me vonesë, Vlahovic ka reaguar, duke i cilësuar këto lajme si “shpifje që kanë për qëllim të destabilizojnë skuadrën serbe”, teksa edhe më i ashpër ishte sulmuesi në konferencën për shtyp.
“Më vjen keq që e nisi konferencën për shtyp me këto fjalë, por është në mes emri im dhe duhet të flas. Janë disa lajme të turpshme, shokuese, të cilat bëhen vetëm për të destabilizuar grupin. Ne jemi një skuadër e vërtetë në të gjithë drejtimet dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin”, tha Vlahovic në konferencën për shtyp.
