Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Vlahovic një hap larg Juventusit, gati oferta për Fiorentinën

Më shumë se një çështje ditësh (kanë mbetur vetëm shtatë deri në mbylljen e merkatos së janarit), është çështje orësh. Dushan Vlahovic është një hap larg Juventusit. Nuk mund të thuhet ende se ai është praktikisht lojtar bardhezi, por bisedimet janë shumë pranë mbylljes me një shtrëngim duarsh.

Comisso e kishte bërë të qartë se pa 70 milionë, madje “cash” nuk do ta lejonte largimin e sulmuesit serb, por palët janë shumë afër. “Zonja e Vjetër” ofron 65-67 milionë plus bonuset. Kërkesa e presidentit të klubit vjollcë thuajse është plotësuar.

Propozimi do të arrijë në tryezën e Rocco Commisso në orët e ardhshme dhe do të jetë ai në fund që do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo. Vetë futbollisti, në fakt, është i vendosur për t’u transferuar në Torino.

Për 21-vjeçarin kanë shfaqur interes konkret edhe klube nga Premier League apo kampionati spanjoll, por vetë futbollisti nuk dëshiron të humbë mundësinë për të luajtur në radhët e “Zonjës së Vjetër”.

[quiz-cat id=”297386″] 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...