Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vlen 1 miliard e 80 milionë euro, Franca “kampionia” e Botërorit

1 miliard e 80 milionë euro.  Është Franca përfaqësuesja më e kushtueshme e këtij Botërori. Lajmi publikohet nga “L’Equipe”, duke u bazuar te të dhënat e “Transfermarkt”. Vlerësimi është bërë në bazë të moshës mesatare që kanë skuadrat, vlera e lojtarve, klubet ku ata luajnë dhe kontratat që kanë me skuadrat respektive.

Te “Gjelat” vlerën më të lartë e ka Mbappe, i cili vlerësohet 120 milionë euro, ndërsa pas tij është Antoine Griezmann me 120 milionë, teksa “gardiani” Mandana është lojtari me çmimin më të ulët, 2.5 milionë euro.  Në vendin e dytë është Spanja. “La Roja” kap vlerën e 1 miliard e 40 milionë eurove.

Pavarësisht se ka lojtarë si Neymar apo Coutinho, Brazili mban vendin e tretë, me një diferencë të ndjeshme në krahasim me dy vendet e para. Pesë herë kampionët e Botës kushtojnë 950 milionë euro. Gjermania e Low pozicionohet në vendin e katërt, me “Pancerat” që kapin shumën e 885 milionë eurove, ndërsa në vendin e pestë Anglia, vlera e “Tre Luanëve” është 874 milionë euro. 10-shja e parë plotësohet me radhë nga Belgjika, Argjentina, Portugalia, Uruguaji dhe Kroacia. Përfaqësuesja që merr pjesën në Botëror me vlerën më të vogël është ajo e Panamasë me vetëm 9.4 milionë euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...