Formula 1

Vlerësimi prestigjioz, Lewis Hamilton merr titullin “Sir”

Lewis Hamilton nuk ia doli të fitonte titullin e tetë kampionat në Formula 1 të dielën, me Max Verstappen që siguroi Botërorin e parë në karrierë pas një suksesi emocionues në garën e fundit.

Piloti britanik i Mercedes, një legjendë e gjallë e garave të shpejtësisë, ka marrë një vlerësim të jashtëzakonshëm në vendlindje.

Princi Charles i Uellsit, i dha titullin “Sir” 36-vjeçarit, si shenjë vlerësimi për arritjet e jashtëzakonshme në sport. Hamilton bëhet piloti i katërt i Formula 1 që fiton titullin “Sir”.

Piloti ishte i shoqëruar nga nëna e tij në ceremoninë që u mbajt në Kështjellën e Winsdor. Një mirënjohje e lidhur edhe me aktivitetin e rëndësishëm të kryer nga Hamilton jashtë pistave dhe lidhur me projektet e përfshirjes dhe barazisë.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency