Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Vlerësohet 30 milionë euro, mbrojtësi dardan pranon rinovimin me kampionët e Italisë

Amir Rrahmani është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës së Napolit. Mbrojtësi i Kosovës ka zhvilluar një sezon të madh, që u kurorëzua me fitimin e titullit kampion në Serinë A.

Megjithatë, shqetësimi kryesor në lidhje me ish-futbollistin e Partizanit vijon të mbetet kontrata e tij, e cila përfundon në verën e vitit 2024.

Së fundmi, mediet italiane shprehen të sigurta se 28-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin napolitan sa i takon rinovimit dhe mbetet vetëm konfirmimi zyrtar.

Lexo edhe:

Rrahmani ka pranuar të firmosë deri në vitin 2027, ndërsa ka opsion edhe për një tjetër vit.

Kështu, kampionët e rinj të Italisë kanë blinduar një nga “yjet” e repartit të mbrojtjes. 29-vjeçari me kontratën e re do të përfitojë 2 milionë euro neto në sezon, plus bonuset në bazë të performancës dhe objektivave sezonalë.

Falë kësaj marrëveshjeje, drejtuesit e Napolit janë tejet të lumtur pasi largojnë zërat për një largim të mundshëm të Rrahmanit në merkaton verore, teksa vlera e mbrojtësit në treg përllogaritet deri në 30 milionë euro.

Napolitanët për ta transferuar nga Verona shpenzuan vetëm 14 milionë euro, teksa ky është sezoni i tretë për mbrojtësin e Kosovës në Itali.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...