Ardit Krymi është futbollisti i radhës tek Vllaznia, i cili ka rinovuar kontratën e tij me klubin shkodran. Sipas marrëveshjes së firmosur mesfushori do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat kuqeblu edhe për një tjetër sezon. Kontrata aktuale e 21-vjecarit skadonte në maj të 2019. Krymi bëhet lojtari i tetë i cili rinovon marrëveshjen e tij me ekipin e Vllaznisë, ndërsa më herët ishin Kalaja, Tafili, Marku, Gocaj, Pjeshka dhe Gurishta ata që vendosën të qëndronin në “Loro Boriçi”.
Ardit Krymi është një futbollist i dalë nga akademia e Vllaznisë dhe marrëveshja është realizuar pikërisht në kuadër të interesimit që kanë drejtuesit e skuadrës për lojtarët e dalë nga akademia, të cilët krahas provomit, konsiderohen dhe si pjesë shumë e rëndësishme e klubit për projektet e së ardhmes. Duke qëndruar tek akademia e kuqebluve, tek ekipet zinxhir, Luan Zmijani është përzgjedhur si numri një i stolit të Vllaznis U-19.
Zmijani është rikthyer në këtë detyre pas 3 vitesh dhe si ndihmës i tij do të jetë Gjon Kola. Dyshja ka nisur menjëherë punën me ekipin. Në fjalën e tij tekniku u shpreh entuziast si dhe premtoi se do të japë më të mirën e tij për të cuar sa më shumë elementë cilësorë tek ekipi i parë.
“Është kënaqësi e madhe të punosh me U-19. Jemi gjithmon në funksion të ekipit të parë për të dërguar sa më shumë lojtarë për të forcuar skuadrën e madhe. Garantoj se do të punoj shumë për të dhënë më të mirën.”
