Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia për të mbrojtur nderin, Besëlidhja me ëndrrën “Superiore”

Vllaznia-Besëlidhja, dy skuadra, një ndeshje, dhe një trofe virtual, “Kategoria Superiore”. Nëse për shkodranët prania në “play-out” është në vetvete një dështim, për lezhjanët është shansi i madh për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar pas një mungese 12-vjeçare.

Kuqeblutë kanë zhvilluar një  edicion me shumë luhatje, ku problemet kanë qenë të ndryshme, nga gjendja fizike, tek bojkoti për mos shlyerjen e pagave,  diferenca e çuditshme mes ndeshjeve në “Loro Borici” dhe transfertave, ku skuadra ka bërë shumë më mirë larg Shkodrës, ndryshimi i lojtarëve dhe trajnerit … Ka qenë një sezon problematik, që mund të shpëtohet, deri diku, duke qëndruar në Superiore e më pas për të ndërtuar një ekip të denjë me ndihmën e sponsorit Alban Xhaferri. Ose mund të përfundojë në katastrofë me rikthimin në Kategorinë e Parë pas vetëm një viti në Superiore.

Vllaznisë i rikthehet nga pezullimi 4-javor Renato Malota dhe do të jetë pikërisht lezhjani i shkodranëve ai që do të jetë pika kryesore në mbrojtjen e kuqebluve, kurse në fazën e avancuar, përveç Sidorencos, do të jenë edhe Silvio Zogaj e Junior.

Në krahun tjetër, vjen një ekip që për të mbërritur deri këtu iu desh punë, konkurroi me Kastriotin për ngjitjen e menjëhershme, por nuk ia doli, e më pas eliminoi në Pogradecin për të siguruar play-out-in. Ka qenë një edicion i veçantë për Besçlidhjen, që kulmin e pati në çastin kur lezhjanët eliminuan nga Kupa, në atë kohë, skuadrën kampione të Shqipërisë, Partizanin.

Elvis Plori është një shkodran i lidhur me Vllazninë, ka qenë futbollist i kuqebluve, ndihmës trajner, trajner i përkohshëm dhe tashmë do të kërkojë të rrëzojë nga elita ekipin e tij të zemrës. Një betejë deri në sekondën e fundit për çdo cm fushë në “Loro Boriçi”, Vllaznia duhet të mbrojë nderin, Besëlidhja me një ëndërr të madhe..

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...