Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia 3 fitore në 3 ndeshje, në Shkodër nis të qarkullojë fjala titull!

Në Shkodër kujtimet e titullit të fundit janë të largëta dhe uljet e ngritjet e viteve të fundit e problemet në administrim prej kohësh kishin ngritur një mur mes skuadrës dhe tifozerisë, në qytetin ku lindi futbolli. Por thellë në zemër, të çdo shkodrani, Vllaznia është gjithmonë e pranishme dhe mjafton një fillim kampionati si ky i sivjetshmi, që skenat e fund takimit me Tiranën, në një stadium të boshatisur për shkak të pandemisë, të të se sa shumë ka nevojë jo vetëm futbolli shqiptar, por dhe qyteti i shkodrës për ngjyrat kuqeblu.

3 fitore në 3 ndeshje nuk është se sollën titullin në “Loro Borici” dhe pse një diferencë me ndjekësit është krijuar në vetëm 3 javë, por bindja dhe mes tifozerisë që Vllaznia është e pranishme për objektiva të rëndësishëm dhe puna e mirë që po kryen stafi teknik, të bëjnë të mendosh se në Shkodër ka nisur më në fund të punohet për të rikthyer Vllazninë aty ku i takon. Pavarësisht ndryshimeve të futbollit modern, historia nuk mund të shuhet asnjëherë, sidomos në klube që fitoren e kanë në traditë, e sidomos në klube, që nuk përfaqësojnë vetëm një emblemë, por një qytet dhe një traditë të këtij sporti në këtë vend. Ndaj në mos këtë vit, nëse vazhdohet në këtë mënyrë, skena me Vllazninë kampione, me një qytet të pushtuar nga ngjyrat kuqeblu me siguri do të shohim sërish, sepse Vllaznia është zemra e Shkodrës, dhe jo vetëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...