Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia bllokon transferimin, aktivizimi i Vucajt në dyshim

Një nga përforcimet kryesore të Luftëtarit në merkaton e verës konsiderohet Erjon Vucaj. Skkodrani me cilësitë që disponon është një element mjaft i vlefshëm për mesfushën, megjithatë prania e tij në takimin e raundit të parë eliminator të Europa Leagues është vendosur seriozisht në dyshim.

27-vjeçari nuk është aktivizuar në miqësoren e fundit që bluzinjtë zhvilluan në tokën sllovene kundër Krskos dhe gjasat janë që ai të mos jetë pjesë e sfidës ndaj letonezëve të Ventspils.

Vucaj ende nuk ka marrë dokumentacionin nga Vllaznia, ku u aktivizua sezonin e shkuar. Klubi e ka nën kontratë dhe nuk dëshiron të nënshkruajë divorcin, në krahun tjetër mesfushori kërkon që me konsensus të zgjidhet kontrata dhe t’i jepet e drejta të luaj me Luftëtarin.

Erjon Vucaj megjithëse është shkodran dhe është rritur në sistemin zinxhir të Vllaznisë, veshi për herë të parë fanellën kuqeblu si profesionist vetëm sezonin e shkuar, duke u aktivizuar në 32 takime.

Një përvojë që rezultoi në dështimin më të madh për të personalisht dhe për klubin verior që u rrëzua në kategorinë inferiore pas 56 vitesh, ndërkohë që më parë ai ka kontribuar edhe për Laçin, Flamurtarin e Tiranën

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...