Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia-Bylis, ora 18:00, në Shkodër kënaqen vetëm me fitoren

Në orën 18:00, në “Loro Boriçi” të Shkodrës luhen ndeshja përmbyllëse e javës së 12-të të Kategorisë Superiore, Vllaznia-Bylis. Dy ekipet e elitës, që vijnë nga Kategoria e Parë, përplasen në një sfidë mjaft interesante, për të konfirmuar se rezultatet e deritanishme në Superiore nuk janë të rastësishme.

Bylisi renditet në vendin e katërt me 17 pikë, dy më shumë se kuqeblutë, të cilët synojnë të harrojnë sa më parë humbjen e thellë 3-0 të javës së kaluar me Laçin. Një mision i vështirë ky për të besuarit e Mirsad Jonuz, pasi për këtë ndeshje skuadra shkodrane vuan mungesën e disa titullarëve. Mbetet problem zëvendësimi i Erdenis Gurishtës (i pezulluar nga kartonët) në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi edhe Gligorov mungon për arsye fizike. Jonuz mund të kthente Shtubinën në këtë pozicion, por trajneri i kuqebluve duket se do t’i besojë fanellën e titullarit 19-vjeçarit Elmir Lekaj, i cili prej disa muajsh është stërvitur në ekipin e parë.

Udhëton me ambicie të mëdha drejt Shkodrës Bylisi, që me një fitore të mundshme në “Loro Boriçi” do të katapultohej në vendin e dytë, me një pikë më pak se Partizani kryesues. Ashtu si Vllaznia, edhe Bylisi ka mungesa shumë të rëndësishme për këtë transfertë, duke nisur nga Peposhi e Bicaj, për të përfunduar te Turabov, Ntepe e Qardaku.

Gjithsesi, trajneri i ballshiotëve Dovedan, në deklaratën para ndeshjes nuk e ka fshehur ambicien për të marrë një rezultat pozitiv në Shkodër, pse jo dhe fitoren.

Kujtojmë që përballja e parë sezonale mes Bylisit dhe Vllaznisë, e zhvilluar në “Adush Muça”, përfundoi pa gola.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...