Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia dhe dilemat e titullit!

Në një maratonë prej 36 ndeshjesh, është shumë e vështirë që një skuadër të mos ketë asnjë moment negativ dhe gjithçka të nisë e të përfundojë si një përrallë, por në realitet një edicion i gjatë bart me vete entuziazmin dhe zhgënjimin. Vllaznia është përfshirë nga një mini-krizë, në 5 ndeshjet e fundit vetëm 1 fitore me Apoloninë dhe 3 barazime e 1 humbje.

Kundër Skënderbeut, skuadër së cilës kuqeblutë i patën  shënuar 5 gola në fazën e dytë, nuk funksionoi mekanizmi i ndërtuar nga Brdaric. Për momentin vetëm kaq mund të bëjmë tha trajner gjerman pas ndeshjes. Mungesat kanë ndikuar dukshëm, sepse grup i lojtarëve nuk ka qënë i pasur me alternativa, dhe mos prania e  Imamit, Markut, por edhe Adilit e Krymit më herët, kanë bërë që mënyra e lojës  të mos ishte ajo e 15 ndeshjeve të para të kampionatit.

Është një moment ku edhe finalizimi i rasteve nuk ka qenë aq efikas sa në të shkuarën. Hoxhaj u bë disa ndeshje që nuk po e gjen rrjetën, edhe Dilaver nuk po shënon me aksion, teksa edhe aktivizimi në formacion i Avdijajt nuk  solli ndonjë ndryshim për mirë.3 ndeshjet e ardhshme do të vendosin shumë në lidhje me ambicien e kuqebluve për t’u rikthyer tek titulli kampion. Vllaznia vijon të kryesojë Kategorinë Superiore me 4 pikë më shumë se Partizani, dhe nëse del me buzëqeshje nga ndeshjet kundër Tiranës, Teutës e Kukësit, atëherë ambicie mund të ushqehej nga optimizmi, por nëse ndodhe  kundërta atëherë, pikëpyetjet e mëdha do ta pushtonin ekipin e Thomas Brdaric.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...