Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia dhe Teuta kampionet e kartonëve, Partizani dhe Laçi skuadrat më “të buta”

Laçi dhe Partizani janë dy skuadrat që në këtë edicion po tregohen më pak agresive, duke iu referuar kartonëve që kanë marrë në këto 19 javë kampionat. Kryeqytetasit janë ekipi me më pak kartonë të verdhë, teksa kanë marrë vetëm 25 të tillë, ndërsa vetëm një ndeshje janë detyruar që ta mbyllin në inferioritet numerik, për shkak të një kartoni të kuq.

Për tu veçuar dhe Laçi i Mirel Josës, që është skuadra e dytë me më pak kartonë të verdhë, vetëm 31, por në anën tjetër kurbinasit janë ekipi që në këtë sezon nuk kanë marrë asnjë karton të kuq. Lojtari me më shumë kartonë në radhët e ekipit të Laçit është Ardit Deliu, i cili është ndëshkuar në 5 ndeshje, e në renditjen e lojtarëve më të ndëshkuar në të gjitha skuadrat e Abissnet Superiores zë vendin e fundit, pas Ngoo dhe Taipit.

Kryesuesit e Tiranës kanë koleksionuar 38 kartonë të verdhë, ndërsa dy lojtarë kanë lënë fushën e lojës, pasi kanë parë kartonin e kuq. Në të njëjtën linjë me bardheblutë janë dhe të besuarit e Diego Longos, të cilët kanë marrë një karton të verdhë më pak, 37, dhe vetëm në tre sfida e kanë parë veten në inferiorit numerik.

Skuadra që është treguar më agresive në këto 19 javë kampionat është Vllaznia. Shkodranët janë ndëshkuar me 44 kartonë të verdhë këtë edicion, ndërsa 5 lojtarë të ekipit të Brdaric janë ndëshkuar me kartonë të kuq. Në radhët e kuqebluve është dhe lojtari më i ndëshkuar këtë edicion, kapiteni i skuadrës Erdenis Gurishta, i cili e ka parë kartonin e verdhë plot 10 herë.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk;emblem_chk”]

Pas Vllaznisë është Teuta, që po ashtu është treguar një skuadër agresive. Kampionët në fuqi kanë koleksionuar 38 kartonë të verdhë dhe 6 të kuq, katër prej të cilëve direkt dhe jo pas dy të verdhave. Albano Aleksi ka marrë 8 kartonë të verdhë dhe një të kuq, duke rivalizuar Gurishtën. Nuk mbetet pas as Dinamo, që ka marrë 43 kartonë të verdhë, por ka mbyllur vetëm 2 ndeshje me nga një lojtarë më pak.

Rekordmeni i kartonëve te blutë e kryeqytetit është Siljanovski, i cili ka marrë 8 kartonë të verdhë. Skënderbeu mbylli të parën ndeshje me 10 lojtarë në transfertë me Tiranën në javën e 19-të, pasi deri këtë fundjavë nuk kishte marrë asnjë karton të kuq.

Zguro është lojtari më i ndëshkuar tek korçarët, ku krahas të kuqit të kësaj jave i ka detyruar gjyqtarët që ta ndëshkojnë dhe në 7 raste të tjera. Egnatia në anën tjetër ka marrë 38 të verdhë dhe tre kartonë të kuq, pak a shumë në të njëjtën linjë me Kastriotin që ka marrë 39 të verdhë, por vetëm dy të kuq.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...