Kategoria Superiore

Vllaznia e bukur me shkodranët, por “lufta” sapo është ndezur

Fitorja ndaj Flamurtarit erdhi si shpërblimi i merituar për kuqeblutë. Është suksesi me shifrat më të thella në këtë sezon, përballë një skuadre të zonës së lartë, një fitore e punës, këmbënguljes, por edhe një merkatoje efikase.  Vendimtar Xhevahir Sukaj, autor i një dygolëshi, i dyti për të në këtë 2018.

Në 6 prezenca me Vllazninë ka shënuar 4 gola, mesatare e kënaqshme, dyfishi i asaj që shënoi në gjysmën e parë të sezonit te Partizani, ku nuk u konsiderua i domosdoshëm. Në të dyja finalizmet e sulmuesit ajo që spikat është nuhatja prej “bomberi” dhe eksperienca. Fatal brenda zonës në rastin e golit të dytë, kur nuk pret, por gjuan me të parën, duke mos i dhënë kohe Veliut për ta markuar, me instiktin thelbësor të një sulmuesi race, për t’u gjendur në vendin dhe kohën e duhur në golin e 3-0, duke i shpëtuar mbulimit të dyshes së qendrës vlonjate.

Për Sukajn është pa dyshim një kënaqësi, më në fund po u tregon të gjithëve se mbetet një “Xhevahir” i sulmit pas një periudhe në hije te Partizani, duke ndihmuar skuadrën e qytetit të tij në një nga sezonet më të vështira. Është bukur, në fakt, kur shikon një Shkodër të tërë që brohoret shkodranët e saj.

Një ndër më të mirët e ndeshjes ishte pa diskutim Erjon Vucaj dhe jo vetëm për atë goditje të bukur që solli golin e avantazhit. 27-vjeçari plot dhjetë vjet pas largimit po rigjen formën më të mirë në Shkodër, duke dhuruar një nga paraqitjet e tij më të mira ndaj Flamurtarit. Ishte një ndeshje ku spikatën edhe krahët me Gilman Likën dhe e Çinarin me asistet e tyre.

Vllaznia më në fund po funksionon si një skuadër që arrin të nxjerrë në pah kualitetet që kanë qenë aty dhe këtu merita është pa dyshim edhe e Ernest Gjokës. Këtë fillim viti përballej me një situatë ku askush nuk mund të vinte bast se trajneri do të rezistonte pas humbjeve me Skënderbeun e Kukësin, apo pas presionit të jashtëzakonshëm që kulmoi edhe me atë episod të kronikës së zezë.

Trajneri bashkë me veteranët e skuadrës, pikërisht njerëz si Sukaj, Lika, Vucaj etj., arritën të ruanin qetësinë, të kalonin momentin negativ për t’u rikthyer fuqishëm në luftë. Vllaznia nuk ka luksin për të qenë e qetë, por shpresa është rikthyer fuqishëm, bashkë me tifozët, Vllaznia është në rrugën e duhur.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency