Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia e Gjokës funksionon, sulmi “ndez motorët”

Pika e marë në transfertën e “Zeqir Ymerit” ndaj Kukësit kampion mund të quhet një pikënisje për Vllazninë, pas një ecurie negative në startin e këtij sezoni. Ernest Gjoka pranoi të marë drejtimin e shkodranëve pas dorëheqjes së Armando Cungut, edhe pse ka pak gjëra për të ndryshuar tek kuqeblutë. Megjithatë, në transfertën e Kukësit u pa një Vllazni ndryshe, pasi për herë të parë këtë sezon con në rrugën e golit një nga sulmuesit e saj. Charls Atsina, aq shumë i përfolur për formën e treguar, ka shënuar jo një, por dy gola në një sfidë të vetme, ndërsa Vllaznia kishte shënuar 3 gola në 7 javët e mëparshme. Me një skuadër të kolauduar nga ish trajneri Cungu, Ernest Gjoka kishte si detyrë që të nxirrte në pah vlerat e sulmit. Atsina dhe një njohje e vjetër për trajnerin kryeqytetas, Andi Ribaj, janë alternativat e vetme për majën e repartit të avancuar, me ganezin që shfrytëzon më së miri mundësinë e dhënë, për të treguar se di të shënojë. Disa nga virtytet e Gjokës janë durimi dhe qetësi, të cilët i ka përcjellë edhe te skuadra, që, për hir të së vërtetës, ka shfaqur pasiguri në këtë fazë të sezonit. Vllaznia, nga 5 golat e shënuar, 4 i ka realizuar në transfertë, ndërkohë që të vetmin gol përpara publikut të tyre shkodranët e kanë shënuar me 11-metërsh ndaj Flamurtarit. Kjo duhet të jetë edhe sfida e momentin e Gjokës, por edhe e skaudrës, të rregullojë imazhin në sytë e tifozerisë shkodrane dhe t’i ftojë ata në përkrahje të ekipit. Një qytet që ka prodhuar “yjet” e futbollit shqiptar, kërkon të shohë rrjetat të tunden. Sinjali i parë u dha në Kukës, tashmë pritet konfirmimi, pavarësisht se java e ardhshme do të dhurojë një sfidë akoma më të vështirë, ndaj Skënderbeut kryesues.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...