Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Vllaznia e re”, në fushë që në ndeshjen me Kukësin

Vllaznia ishte mjaft aktive në merkaton e janarit, ku arriti të afrojë 3 futbollistë në repartin e mbrojtjes dhe një në atë të sulmit. Malota, Berisha, Mersini dhe Sukaj ishin futbollistët e përzgjedhur nga shkodranët për të plotësuar organikën dhe për të synuar largimin e skuadrës nga zona e ftohtë e renditjes.

Të premten shkodranët do të presin Kukësin në ‘Loro Boriçi’, në një takim që ka zgjuar interes të shumtë dhe pritet të sjellë disa mijëra tifozë në shkallët e stadiumit.

Duke parë gjendjen aktuale të futbollistëve, futbolistët e afruar në merkaton e janarit pritet të luajnë që të gjithë nga fillimi në sfidën ndaj verilindorëve.
Kështu në qendër të mbrojtjes mungon Pjeshka i dëmtuar, ndërsa Orelesi është mesfushor dhe trajneri Gjoka pritet t’i besojë pikërisht dyshes së ardhur rishtazi Malota-Berisha.

Nga ana tjetër, është konfirmuar edhe mungesa e mbrojtësit të djathtë Olsi Gocaj, që pritet të zëvendësohet nga i riu Samed Ruqi, që në takimet e fundit ka luajtur në krahun e majtë. Sporstimi i Ruqit krijon hapësira për vlonjatin Mersini, që gjithsesi duhet të mposhtë konkurrencën me Markun.

Mesfusha pritet të përbëhet nga Orelesi, Krymi dhe Vucaj, ndërsa në sulm Sukaj do të mbështetet nga Lika dhe Çinari.

Krahas afrimeve të reja te Vllaznia, me mjaft interes pritet të shikohet edhe Kukësi I pacult, që në miqësoret e Antalias ka treguar një nivel mjaft të mirë loje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...