Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia e vendosur të ruajë grupin, refuzon ofertat për Dungën dhe Hoxhajn

Kur të vjen e mira hapi derën dhe kjo shprehje vlen për Vllazninë. Shembull dhe bukuri e kampionatit, një skuadër që fiton rezultate e simpati, një klub që funksionon dhe mbi të gjitha vlerëson lojtarët e tij duke ndërtuar si duhet edhe të ardhmen.

Fitoret në fushën e blertë dhe forca e grupit kanë ekzaltuar edhe vlerat e individëve, duke krijuar premisat që Vllaznia të fitojë edhe financiarisht, dhe bashkë me privatizimin e pritshëm është pikërisht rruga për të funksionuar si një sipërmarrje e vërtetë.

Në tavolinën e drejtorit sportiv Matko Djarmati është paraqitur një ofertë prej 90 mijë eurosh për sulmuesin nga Kenia, Ismael Dunga. Biznes me leverdi po të marrësh parasysh se lojtari u mor me parametra zero, e megjithatë oferta është refuzuar.

Klubi funksionon me largpamësi edhe në aspektin administrativ, pasi lojtari që sezonin e kaluar qëndroi në stol te Tirana, konsiderohet tani një aset i çmuar dhe ata që e duan, duhet të takojnë pretendimet financiare të kuqebluve.

Por ky nuk është rasti i vetëm, pasi krye-golashënues i kampionatit sot është Ardit Hoxhaj, me 7 finalizime në 13 prezenca në kampionat, teksa vlen të përmendet se 8 shënoi gjithë sezonin e kaluar në plot 33 ndeshje për Flamurtarin.

Në garën e bomberave për Këpucën e Artë, të dominuar nga lojtarët e ardhur nga jashtë, është ndër të paktët që mban lart flamurin e prodhimit vendas, por jo vetëm. Ecuria e ka kthyer edhe atë një objekt dëshirash në merkato dhe Vllaznia ka patur edhe një ofertë për 26-vjeçarin.

Sërish edhe kjo është refuzuar, pasi sigurisht ecuria fantastike deri më tani, ka bindur drejtuesit se ky është viti i tyre dhe për ta bërë triumfues, ju duhet pikë së pari të ruajnë skuadrën që po ecën me marshin e suksesit.

Dy oferta të refuzuara nuk janë pak, sidomos kur bëhet fjalë për një klub me të kaluarën e Vllaznisë. Brenda pak muajsh, nga skuadra ku lojtarët bojkotonin stërvitjen për shkak të mungesës së pagave, Vllaznia është kthyer në klubin që ka luksin të refuzojë oferta.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...