Vllaznia do të ndeshet në turin e parë të Conference League kundër Linfield-it (Irlanda e Veriut). Ky objektivi është kualifikimi. Shkodranët kanë ndryshuar fytyrë dhe të gjithë janë kureshtarë për të parë skuadrën e re të ndërtuar nga Migen Memelli.
Kuqeblutë janë një nga klubet me më shumë traditë në vend, që edhe në arenën ndërkombëtare kanë shumë eksperiencë. DigitAlb/SuperSport ka arritur marrëveshjen për të qenë bashkudhëtar me shkodranët në rrugëtimin e tyre europian.
Krahas sfidës së kthimit që do të luhet në Shkodër (20 korrik), në SuperSport do të vijë “live” dhe ekskluzivisht edhe takimi i parë. I datës 13 korrik në transfertën e “Windsor Park” të Belfastit (20:45).
Lexo edhe:
- “Heronjtë” grekë të triumfit të Euro 2004 mblidhen 19 vite pas: E pamundura nuk ekziston!
- Nuk ka më dyshime, Firmino zyrtarisht futbollist i Al Ahlit
- Reali fiton “El Clasicon” e merkatos për talentin turk
- Zyrtare/ Ja kur e nis Ancelotti punën si trajner i Brazilit
Vllaznia dëshiron ta nisë me këmbën e mbarë këtë aventurë europiane, me synimin për të pasur një verë të gjatë në arenën ndërkombëtare. Krahas dy ndeshjeve të skuadrës më të vjetër në Shqipëri, SuperSport do të transmetojë gjithë sfidat shtëpiake të Ballkanit, Dritës, Gjilanit, Strugës, Shkëndijës dhe Shkupit.
