Kategoria Superiore

Vllaznia fiton klasiken në frymën e fundit, dy ndeshje përfundojnë pa gola

E pabesueshme ajo që ndodh në “Loro Boriçi” në klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana. Një fund “triller” dhe entuziazëm i papërmbajtshëm në radhët e kuqebluve, që triumfuan 3-2 në sekondat e fundit të shtesës me gol të një ish-i bardheblu, Ismael Dungës, goditja e të cilit me kokë, me gjithë përpjekjet e portierit Visar Bekaj, mjaftoi që topi ta kalonte vijën fatale.
Ishte pa dyshim sfida me pritshmëri më të larta në këtë javë të tretë të Superiores dhe të dyja skuadrat dhanë gjithçka në fushë për ta përligjur etiketimin klasike e futbollit shqiptar. Debuton me humbje në stolin e Tiranës Nevil Dede, ndërsa Vllaznia është e vetmja skuadër e Superiores që ka marrë pikë të plota në tri sfidat e para, duke kryesuar me meritë me katër pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, Kastrioti dhe Teuta.
Vllaznia e kërkoi më shumë fitoren në “Loro Boriçi” dhe këtë e tregon fakti që kaloi tri herë në avantazh. Në minutën e 28-të, Herald Marku mposhti nga pika e bardhë e penalltisë Bekajn, pas ndërhyrjes së gabuar në zonë të Najdovskit ndaj Da Silvas. Në fundin e pjesës së parë shtylla i mohoi golin Grent Halilit, gjithsesi bardheblutë kthyen ekuilibrin në rezultat sapo nisi pjesë e dytë me një aksion model që u përmbyll me golin e Ernest Muçit.
Rezultati qëndroi për pak minuta në baraspeshë, pasi Herlad Marku e kaloi për herë të dytë në avantazh Vllazninë me një predhe nga distanca (50’).
Emocionet në impiantin shkodran do të ishin më të mëdha në minutat në vazhdim. Në minutën e 63-të Sasraku përfiton nga dalja e gabuar e portierit Zogovic, me shifrat që shkuan 2-0, por e pabesueshmja ishte rezervuar në kohën shtesës, pikërisht në sekondat e fundit të minutës së shtatë dhe të fundit, kur krosimi i Isaevskit përfundoi në kokën e Dungës, që arriti ta dërgonte topin përtej vijës fatale, me gjithë ndërhyrjen e Bekajt. Shpërthejnë në festë futbollistët dhe stoli shkodran për një fitore të arritur në frymën e fundit, por sigurisht të merituar.

Përfunduan pa gola dy takimet e tjera të orës 16:45. Partizani, me gjithë epërsinë territoriale dhe këmbënguljen për të marrë fitoren ndaj Laçit, në “Elbasan Arena”, nuk ia doli të mposhtte portierit Sherri, i cili ishte me fat në minutën e fundit të kohës së rregullt kur Solomon i shërbyer mjeshtërisht nga Bardhi, nuk arriti ta devijonte topin për në rrjetë. I njëjti sulmues i të kuqve, në pjesën e parë iu afrua golit, por topi i goditur prej tij u ndal thuajse mbi vijën fatale nga Ignjatoviç.
Edhe në “Niko Dovana” të Durrësit nuk pati gola në sfidën mes Teutës dhe Kukësit. Raste të shumta nga të dyja skuadrat, por pa shkuar deri te golit. Në pjesën e parë Jeira i Kukësit nuk u tregua i saktë përballë Frashërit dhe në një rast tjetër goditi shtyllën, ndërsa për vendësit veçohet rasti i humbur nga Emiliano Vila.
Në pjesën e dytë Teuta e gjeti golin pas një topi të mbetur në zonë në momentin e goditjeje dënimi, por që u anulua për pozicion jashtë loje.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency