Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia – Kamza, kuqeblutë nën presion për fitoren

Vllaznia dhe Kamza kryqëzojnë rrugët këtë të shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” në një moment delikat për të dyja skuadrat, që do të zbresin në fushë pas eliminimit nga Kupa dhe humbjeve respektive në javën e fundit të kamionatit, edhe pse situata e skuadrës shkodrane në klasifikim nuk ka të krahasuar me atë të debutuesve. 11 pikë më shumë ka grumbulluar skuadra e Ndreut deri në këtë pikë të kampionatit dhe presioni i zonës së ftohtë është i gjithi mbi shkodranët, që, pasi konsumuan energji të mëdha në 90- minutëshin e Kupës, tashmë duhet të hedhin pas krahëve zhgënjimin dhe të fokusohen tërësisht në kamionat, ku në 3 përballjet e fundit njohin vetëm humbje. Trajneri Ernest Gjoka nuk ka gjetur ende modulin e duhur për të rikthyer skuadrën e tij në “binarë”, por koha nuk premton, pasi një tjetër hap fals do t’i komplikonte shumë pozitat e skuadrës shkodrane, që ashtu si sezonin e shkuar duhet të luftojë deri në fund për të siguruar qëndrimin mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Ersil Ymeraj me atë gol në minutën e fundit të ndeshjes së pare i siguroi një 3 pikësh shumë të rëndësishëm Kamzës që do të synojë sërish goditjen e madhe, këtë herë në stadiumin e skuadrës veriore. Gilman Lika mbetet një pikë referimi për ekipin shkodran. Eksperienca e sulmuesit gjithsesi nuk mjafton për repartin e avancuar, që po vuan shterpësinë e Atsinës, ndërsa mesfusha mbetet një repart ende i pakolauduar plotësisht për shkak të formës jo të mirë që po kalojnë. Kjo mund të jetë sfida e kthesës për shkodranët, ndoshta më e rëndësishmja që prej emërimit të Gjokës në stolin kuqeblu. Kamza është testi i vërtetë sepse kampionati ka hyrë në një fazë interesante dhe të tjera pikë të lëna rrugës mund të rezultojnë fatale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...