Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia konfirmon Gjokën: Kandidatët për trajnerë, sajesa të turpshme

Pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit dhe mbi të gjitha dy disfata radhazi në shtëpi me Kukësin dhe Skënderbeun. Situata te Vllaznia nuk është aspak e qetë dhe problemet në fushë reflektohen edhe jashtë saj. Trajneri Gjoka është kthyer në shënjestër, ku madje janë përfolur edhe emra konkretë të trajnerëve që mund ta zëvendësojnë në krye të stolit, klubi ka reaguar zyrtarisht. Drejtuesit kuqeblu konfirmuan Gjokën, duke i cilësuar kandidatët e publikuar si “sajesa të turpshme, të cilat jo vetëm prishin harmoninë në skuadër, por edhe ndikojnë në ecurinë e saj gjatë këtij edicioni”. Klubi kuqeblu shkoi edhe më tej, duke i cilësuar të tilla zëra si një synim për të prishur raportet brenda ekipit dhe për të dezinformuar publikun, duke ngritur pikëpyetje se cili mund të jetë qëllimi i vërtetë dhe kujt i shërbejnë zërat që dalin kundër trajnerit. Drejtuesit e Vllaznisë e kanë të qartë se periudha që po përjeton ekipi nuk është e mirë, por premtuan se të gjithë në klub po punojnë për ta kapërcyer atë dhe për ta rikthyer sezonin në binarët e duhur. Që kjo të ndodhë duhet bashkëpunimi i të gjithëve, sepse lufta brenda llojit në këto momente jo vetëm që nuk i shërben askujt, por mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për të ardhmen e afërt të skuadrës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...