Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Vllaznia-Korabi, suksesi në Kupë “oksigjen” për shkodranët

Vllaznisë ishte skuadra më me fat e Superiores në momentin kur u hodh shorti që përcaktoi çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë “peshkuan” Korabin e Peshkopisë, që në mënyrë befasuese eliminoi Tiranën në fazën e 1/8-ave. Tashmë ka ardhur momenti që fatin e mirë kuqeblutë ta konkretizojnë me kualifikimin në gjysmëfinale, që mund të rezultojë një pikë kthesë për ekipin e Brdaricit pas një ecurie vërtet për t’u harruar në kampionat. Vllaznia nuk fiton prej pesë ndeshjesh në Superiore, ku regjistruar dy barazime dhe tri humbje, e fundit me Bylisin në Shkodër, që shkaktoi tërmet, qoftë për 24 orë, nën këmbët e trajnerit Brdaric, i shkarkuar dhe më pas i rikthyer në detyrë.

Suksesi në Kupë do të jetë oksigjen për shkodranët, të cilët kanë nevojë për një rezultat pozitiv për të kaluar atë ngërç që më shumë se sportiv duket psikologjik.

Europa mbetet objektivi më real për kuqeblutë, pas humbjes së vendit të parë në kampionat. Në një garë kaq  të ashpër për tri vendet e para, suksesi në Kupë është ndoshta rruga më e shkurtër për pjesëmarrjen në  Europa League sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...