Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Laçi-Vllaznia, derbi i veriut vjen me humore të kundërta!

Gazetar:Andi Deçka

Pas fitores së Vllaznisë në Vlorë dhe barazimit të Laçit me Teutën, sfida e kësaj të diele mes tyre pritej të rezervonte një duel me në sfond Europën. Zhvillimet e fundit në kampin shkodran duket se i zbehën pritshmëritë për përballjen në Laç. Vllaznia 2 ditë përpara sfidës e gjeti veten pa trajner, me një barrë problemesh të mbartura dhe një ngërç financiar që duket sikur nuk po gjen zgjidhje. Lojtarët kërkojnë kontrata, kërkojnë pagesa të prapambetura e tanimë kërkojnë dhe trajner. Si mund të mendosh të luash në kushte të tilla. Qetësia mendore kaq e rëndësishme për fushën e lojës te Vllaznia është thyer, dhe ajo sfidë Europe me Laçin rrezikon ta humbasë rëndësinë e saj.

Te Vllaznia kanë treguar herë pas herë dhe përgjatë këtij sezoni se mund të kalojnë vështirësitë por për sa kohë? Skuadra përpara ndeshjeve nuk mund të bëhet peng i të tilla situatave, sepse më pas problemet e futbollit dalin në plan të dytë. Mund të jetë dhe një efekt bumerang, që prodhon diçka të kundërt, një Vllazni që luan për shpirt e për fanellë në Laç, por a mund të vazhdojë kjo gjendje pafundësisht. Laçit sigurisht që drejtpërdrejtë i intereson situata për të marrë maksimumin në fushën e lojës dhe ndaj Vllaznisë jo gjithmonë ja kanë dalë mbanë në këtë sezon. Për kurbinasit një fitore do të shtronte ndoshta përfundimisht rrugën drejt Europës nga kampionati dhe me më tepër probleme se këtë herë vështirë se mund ta gjejë më Vllazninë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...