Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia–Laçi, një finale e parakohëshme

Me titullin kampion që duket një çështje e arkivuar gara është e ashpër për zonën europiane dhe mbijetesën. Java 31-të propozon një kryqëzim të tillë një sfidë që etiketohet si finalja e parakohëshme. Në Loro Boriçi, Vllaznia që synon pikët e mbijetesës pret Laçin që sulmon zonën europiane. Shkodranët nuk po kalojnë një moment të qetë dhe dy humbjet e fundit ndaj Teutës rivalit direkt dhe Luftëtarit ka trazuar humorin në skuadë,aq sa detyroi drejtuesit të kryenin një mbledhje me skuadrën për të kërkuar reagimin. Nuk janë vetëm rezultatet por mënyra se si kuqeblutë janë paraqitur në këto dy ndeshje ka lënë një shije të keqe në Shkodër që tashmë këmbanat e rënies nga kategoria e ndjejnë më pranë. Pothuajse e njëjtë është situata edhe tek Laçi, e cila shpëton vetëm falë kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Formacioni i Gentjan Mezanit ka harruar shijen e fitores mes Kupës dhe kampionatit, suksesi i fundit ka qënë ai ndaj Kamzës më 18 mars teksa rezultatet negative kanë sjellë një rënie dhe largimin për momentin nga zona europiane.6 javë përpara fundit nuk ka më kohë për gabime, pasi dështimi në këtë 90-minutësh mund të jetë fatal për objektivat e të dyja skuadrave. Në Loro Boriçi ka një finale të parakohëshme, europa dhe mbijetesa kalojnë nga ky 90 minutësh.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...