Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Vllaznia-Laçi, rivaliteti zhvendoset në Kupë, në lojë është finalja!

Vllaznia-Laçi, sërish, këtë herë në Kupë, luajnë gjysmëfinalen në kompeticionin që aq shumë e duan, dhe patjetër ju leverdis kampionati, ku pretendojnë të dyja skuadrat titullin, është një rrugë ende e gjatë dhe me shumë të panjohura. Kupa me dy ndeshje ju jep një trofe dhe i çon në Europë. Këtë të mërkurë në Loro Boriçi, nuk ka vend për llogari, edhe për faktin se luhet gjithçka në një ndeshje teke, 90 minuta për një biletë në finale.

Laçi shkon në Shkodër i fortë edhe falë statistikave, në 3 përballje të këtij sezoni në kampionat, ka fituar dy dhe barazoi vetëm atë të fazës së tretë pak ditë më parë ndaj Vllaznisë që nga ana tjetër i duhet të thyejë një tabu për të kaluar turin, pikërisht Laçin që është shndërruar në macen e zezë të skuadrës shkodrane. Vllaznia nuk shijon një fitore ndaj kurbinasve prej plot 2 vitesh, dhe në 6 ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm dy barazime dhe 4 humbje përballë Laçit. Në kampin kurbinas, shqetësimet nuk mungojnë për trajnerin Duro që kërkon më të mirën në këtë sfidë, por i duhet të merret me një sërë lojtarësh jo në 100 përqind, të gjithë të rëndësishëm, sidomos në një sfidë me knock-out, duke nisur nga Nwabueze apo dhe Selmani e Turkaj. Kurbinasit e kanë kthyer vitet e fundit Kupën në një specialitet të tyren dhe kërkojnë të ruajnë traditën me një tjetër finale, ndërkohë që edhe Vllaznia pa një trofe që nga 2008-ta, është para një prove të fortë për të parë nëse është vërtet gati për rikthimin te lavdia.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...