Humbja me Laçin ka rezultuar ndeshja e fundit për Mirel Josën. Trajneri kryeqytetas është shkarkuar nga detyra, për shkak të rezultateve të dobëta. Kujtojmë që Vllaznia nuk fiton në Superiore nga 12 shkurti (fitoi me Tiranën), pra duke regjistruar një seri prej pesë ndeshjes pa marrë tri pikë (tri barazime dhe dy humbje). Sikurse thuhet në njoftimin e klubit shkodran, drejtimin e kuqebluve e marrin ndihmësit e Josës, Auron Miloti dhe Vioresin Sinani.
Lexo edhe:
- Red Bull dominon në Arabinë Saudite, Verstappen rikuperon 13 pozicione/ Përmirësohet Mercedes
- VIDEO/ Gol spektakolar, Bregu frymëzon përmbysjen te Boluspor
- Kombëtare/ Ismajli nuk ia del, Sylvinho gjen zëvendësuesin e tij në Portugali
- VIDEO/ Roma humbet derbin, Lazio e Hysajt ngjitet në vendin e dytë
Njoftimi i Vllanisë
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falënderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme!
Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnerëve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani.”
