Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia, Luftëtari dhe Flamurtari në udhëkryq!

Situata pas zgjedhore ka ndikuar tek 3 skuadra të Superiores të cilat janë të vetmet që mbeten në ajër. Vllaznia, Luftëtari dhe Flamurtari kanë njohur vetëm firo gjatë kësaj vere dhe duket e vështirë që të bëjnë skuadër pretendente që të luftojnë për objektiva madhorë. Shkodranët të rikthyer nga Kategoria parë duket se do të jenë sërish një nga skuadrat pretendente për të zbritur pasi përveçse nuk kanë bërë asnjë lëvizje në hyrje kanë filluar të shohin titullarët e sezonit të shkuar të largohen. Aktuliasht nën kotratë janë portieri Alen Sherri, mbrojtësi Erdenis Gurishta, mesfushori Ardit Krymi dhe sulmuesi Arsid Kruja. Pjesa tjetër është në pritje të riorganizimit të klubit në mënyrë që të mësojnë të ardhmen e tyre edhe pse deri në atë periudhë mund të kenë zgjedhur një tjetër destinacion.

Tek Luftëtari firot kanë qënë të mëdha thuajse një formacion i tërë duke nisur që nga portieri Shkëlzen Ruçi për të vijuar me mbrojtësit Rustem Hoxha, Oltion Rapa, braziliani Jackson, mesfushori Albano Aleksi apo edhe sulmuesi Ismail Dunga. Për momentin nuk ka asnjë afrim ndërkohë që duhet parë edhe situata në lidhje me bashkinë që mbetet një nga aksionerët e klubit.

Kaotike është situata edhe tek Flamurtari, që hemoragjinë e nisur që në janar nuk ka mundur dot ta ndalojë edhe gjatë verës, me Idriz Bathën, Elton Cale, Artim Pollozhanin, Enea Koliçin dhe së fundmi trajneri Ilir Daja i kanë dhënë lamtumirën klubit. Largime të shumta nga kuqezinjtë dhe nëse kampionati do të niste në këto momente rrezikon të paraqitet me skuadrën e të rinjve në fushë. Vllaznia, Luftëtari dhe Flamurtari janë në udhëkryq dhe për momentin pavarësisht se kampionati do kohë që të nisë shihen si skuadrat më të rrezikuara për të rënë nga kategoria.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...