Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vllaznia, marrëveshje bashkëpunimi me “Muaither Club” të Katarit

Në kuadrin e vijimit të punës për krijimin e marrëdhënieve të reja me klube të ndryshme, u bë realitet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi mes klubit të Vllaznisë dhe “Muaither Club” të Katarit. Ajo është firmosur nga drejtori sportiv i kuqebluve Engin Firat dhe drejtorit të përgjithshëm të “Muaither Club”, z. Mahmud Al Mahmud. Një marrëveshje e tillë synon krijimin e marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit midis dy klubeve, duke filluar nga ndeshjet e përbashkëta të ekipeve të para, realizimi i kampeve stërvitore të përbashkëta apo dhe pjesëmarrja në turne të ndryshme. Po ashtu edhe për punën e përbashkëta me skuadrat e të rinjve si dhe ndihmën e njëra-tjetrës në periudha të ndryshme të transfertave të lojtarëve. Kjo marrëveshje do t’i shërbejë Klubit të Futbollit Vllaznia për krijimin e mundësive të reja të zhvillimit për klubin si në aspektin e përgatitjes së ekipit por dhe për transfertat e lojtarëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...