Abissnet Superiore

Vllaznia mbyll zyrtarisht bashkëpunimin me fantazistin, largohet braziliani

Victor Da Silva tashmë edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Vllaznisë me klubin shkodran që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu.

Fantazisti brazilian mbyll pas dy vitesh aventurën me shkodranët teksa ia doli të shndërrohej në një lojtar të rëndësishëm të organikës së trajnerit Thomas Brdaric, ndërsa fitoi dy herë Kupën e Shqipërisë.

Në fakt, 27-vjeçari e kishte paralajmëruar largimin para disa ditëve nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ku nuk mungoi edhe një falenderim për klubin dhe tifozët. Tashmë, Da Silva është i lirë të zgjedhë aventurën e re, e cila pritet të jetë sërish në Superiore, këtë herë me Partizanin.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency