Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia me mungesa në Lushnjë, shpresë për Kalajën

Nga situatat e krijuara rreth ekipit, te problemet brenda fushës. Për sfidën e radhës në kampionat, ku Vllazninë e pret transferta delikate në Lushnjë, shqetësimi kryesor lidhet me mungesat e titullarëve. Mesfushorët Ardit Krymi dhe Eraldo Çinari janë të pezulluar, pasi kanë plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë. Në rastin e Krymit ndikoi dëshira e madhe për të treguar kualitetin, që rrezikoi ti kthehej në “bumerang”, duke rrezikuar kartonin e dytë të verdhë dhe shkaktimin e një 11-metërshi, aq sa trajneri Gjoka e thirri për ti tërhequr vëmendjen.

Edhe në rastin e Çinarit mungesa është mjaft e rëndësishme, sepse bëhet fjalë për një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës në fazën ofensive.

Mungesave të dy mesfushorëve u shtohen edhe dyshimet rreth gjendjes së Arlind Kalajës. Sulmuesi u largua nga fusha me barelë, megjithatë stafi mjekësor është optimist. Shqetësimi që 22-vjeçari ndjen poshtë gjurit nuk është shumë serioz dhe gjendja e lojtarit do të monitorohet përgjatë gjithë javës, me shpresën se ai mund të jetë në fushë.

Mungesat janë kthyer në një problem madhor për Vllazninë, pasi në ndeshjen e humbur me Skënderbëun të gatshëm nuk ishin Orelesi i skualifikuar e Gocaj i dëmtuar, ndërsa Erion Vucaj u aktivizua nga stoli, pas gjendjes jo të mirë fizike prej një viroze gripale.

Pas dy humbjeve radhazi në shtëpi ku ka pësuar 7 gola, transferta në Lushnjë mund të cilësohet si një prej sfidave më të rëndësishme të Vllaznisë në këtë sezon. Një tjetër rezultat që nuk do të ishte fitore do ta thellonte krizën në Shkodër, me mbijetesën mes më të mirëve që do të komplikohej.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...