Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Vllaznia me sytë nga Kupa për të shpëtuar sezonin aktual, por edhe të ardhmen

Vllaznia me sytë nga finalja e Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë janë kampionët në fuqi të këtij kompeticioni dhe do të kërkojnë të mbajnë trofeun në Shkodër për shumë arsye, që shkojnë përtej prestigjit.

Shkodranët e nisën sezonin me pretendime të mëdha, megjithatë rrugës bënë shumë gabime dhe tani e shohin veten duke luajtur një finale mjaft të rëndësishme, që do të përcaktojë jo pak edhe pretendimet e sezonit të ardhshëm.

Alban Xhaferri bleu aksionet e klubit bashkë me borxhet që ishin akumuluar ndër vite dhe ka shpenzuar jo pak gjatë këtij sezoni, aq sa shpesh ka pasur vështirësi edhe në kryerjen e pagesave, gjë që e ka pranuar edhe publikisht.

Pikërisht për këtë arsye, Europa shihet si një “varkë shpëtimi” në Shkodër, pasi jo vetëm do të sillte një trofe në qytet, por do të siguronte edhe të ardhura të konsiderueshme, minimalisht disa qindra milionë lekë, në varësi të ecurisë në eliminatore.

Në këtë mënyrë edhe për drejtuesit e klubit do të ishte më e lehtë të planifikonin ndërtimin e një skuadre pretendente edhe për sezonin e ardhshëm, megjithatë më parë ekipi aktual duhet të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Rëndësinë e kësaj finaleje e dinë mirë në Shkodër, ndaj jo më kot dy javë më parë sollën në pankinë një trajner me eksperiencë si Mirel Josa, i cili ka shkundur skuadrën dhe ka ngritur moralin përpara sfidës së të martës.

Megjithatë në “Air Albania” ekipi ka nevojë edhe për “lojtarin e 12”, tifozerinë e mrekullueshme kuqeblu, që është treguar e gatshme shumë shpesh gjatë këtij sezoni dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe mbrëmjen e të martës.

Për t’ua bërë më të lehtë udhëtimin drejt kryeqytetit, drejtuesit e Vllaznisë kanë vënë në dispozicion disa autobusë, të cilët do të nisen nga Shkodra dhe do të zbarkojnë në “Air Albania”, ku do të provojnë të japin kontributin e tyre nga tribuna, me shpresën që në fund do të mund edhe të festojnë bashkë me futbollistët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...