Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia mposht Kukësin dhe futet në “vallen” e titullit, Goxha nderon Teutën në duelin e mbijetesës

Pas dy humbjeve radhazi, Vllaznia rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në Loro Boriçi ndaj Kukësit. Kuqeblutë mposhtën verilindorët me rezultatin e pastër 2-0 duke mos i vendosur tre pikët në diskutim, teksa autorët e golave ishin Herald Marku dhe Fjoart Jonuzi. Goli i parë i shënuar nga mesfushori erdhi në minutën e 20-të teksa Marku lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe nga një kënd i vështirë mposhti portierin Halimi. Ky i fundit u bë protagonist edhe në rastin e golit të dytë, teksa në minutën e 45-të gaboi tërësisht në goditjen e Jonuzit nga distanca me topin që i shpëtoi nga duart.

Në fraksionin e dytë të lojës, shkodranët menaxhuan avantazhin dhe në fund morën tre pikë tejet të rëndësishme pasi tashmë ngjiten në vendin e dytë në kuotën e 31 pikëve, gjashtë më pak se Tirana kryesuese ndërkohë që në javën e ardhshme përplasen pikërisht me bardheblutë në Loro Boriçi. Tashmë të besuarit e trajnerit Mirel Josa janë tërësisht në garën e titullit dhe një fitore ndaj kryeqytetasve mund t’i japë një shtysë më shumë për objektivin madhor. Nga ana tjetër, Kukësi mbetet në një situatë kritike teksa renditet në vendin e nëntë me 22 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Teuta ia doli në shtëpi përballë Bylisit. Në stadiumin Niko Dovana, “Djemve të Detit” iu mjaftoi një gol i Jurgen Goxhës në pjesën e dytë të lojës. Mbrojtësi që u afrua në merkaton e janarit te Teuta u shfaq vendimtar në minutën e 78-të teksa devijoi saktë me kokë në portën e mbrojtur nga ana e Teqjas duke ndëshkuar kështu ish-skuadrën e tij. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Teuta shkon në kuotën e 24 pikëve në vend të shtatë, ndërsa Bylis është i teti me 23 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...